Të gjithë fermerët që kanë një nipt apo grupe fermerësh mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi që tashmë është hapur zyrtarisht.

Lajmin e dha Ministrja Anila Denaj e cila njëkohësisht u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë.

“Hapen aplikimet për SkemënKombëtaretëInvestimeve2024 !

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024 pranë zyrave qendrore të AZHBR për 5 masa mbështetëse:

Ndërtimin e serrave diellore të reja

Ndërtimin e rrjetave antibreshër

Ndërtimin e stallave

Mekanizimin e sektorit të bujqësisë

Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë”, njofton Denaj.

Skema do të jetë e hapur përgjatë 5 javëve ne vijim për të gjithë përfituesit nga Veriu në Jug dhe do të ketë edhe takime në 12 qarqet e vendit.