Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka folur për mediat pasi doli nga SPAK.

Ai tha se mesazhet shantazhuese në celularin e tij nuk janë të vërteta, por janë biseda të sajuara.

Bardhi theksoi se këto persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc

”Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real, janë prodhuar më qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë dhe sapo jam njohur me to, kam vënë në dijeni SPAK. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme. Jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që i japin si të vërteta, se pe po bëhen pjesë e skemës shatazhuese ndaj një deputeti.

Së dyti, SPAK ka marrë të gjitha të dhënat për itë identifikuar nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim. Nuk është vetëm në interesin tim personal. Unë nuk shantazhohem për mbrojtje të interesit publik. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme. Dyshimi është që persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të artë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc. Nuk më mori njëri në pyetje. I vura në dispozicion prokurorëve telefonin tim”, tha Bardhi.