Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi parlajmëroi seancë të tensienuar të enjten në Kuvend.

Në një dalje për mediat pas bledhjes së grupit në selinë blu, Bardhi deklaroi se nuk do të ketë më qetësi në seanca plenare, për aq kohë sa maxhoranca i ka shpallur luftë opozitës.

Ai theksoi se depuetët demokratë do të regojnë në cdo formë e mënyrë për të ikundërshtuar burgosjen politike të Ervin Salinjit dhe të opozitës.

Bardhi  e cilësoi absurd kallzimin penal ndaj deputetëve të PD për diegien e 10 karrikeve në vend.

Bardhi deklaroi se deputetët nuk do të tërhiqen, “por do të dalin në ballë të betejës, kundër veprimeve arbitrare dhe tentativave të PS për asgjesimin e opozitës”.