Hyrja kryesore e godinës së parlamentit është rrethuar nga Garda, që nuk lejon deputetët e përjashtuar të hyjnë brenda, ndërsa dyert e tjera janë mbyllur me dryn.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë për mediat, reagoi ashpër për mbylljen e dyerve të Kuvendit.

Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e largqoftit. Ky është regjimi. Ne s’duam të ndalojmë askënd të hyjë, ne duam të hyjmë vetë. Ja dryni. Ja imazhi i parlamentit të narkoregjimit”,  shpreh Noka.

Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.

Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.