Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kuvendit dhe kjo ka sjellë tension mes tyre. 

Tension ka pasur edhe mes Gazment Bardhit dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi të cilit demokrati i është drejtuar duke i thënë që zjarrin ja kanë vënë ato Kuvendit dhe jo opozita. Ndër të tjera deputeti demokrat Luan Baçi i drejtohet Peleshit se 24 deputetët nuk kanë bërë asgjë për tu përjashtuar nga punimet e Kuvendit. 

Niko Peleshi: Nuk firmosëm ne firmosët ju me zjarrin. 

Gazment Bardhi: Ti i pari, zjarrin ja keni vënë ju Kuvendit. 

Luan Baçi: Si ka mundësi 24 deputetë i firmosni me i lënë jashtë ju? Çfarë bëmë ne dje? Ju e keni bërë, je kryetar i grupit Parlamentar. 

Niko Peleshi: Ore i dogje ti karriget nuk i dogji kryetari i grupit parlamentar. Ti edhe hakërehesh. Djeg karrigen dhe më hakërehesh mua. 

Luan Baçi: Jo mor jo karrigen e dogje ti. 

Gazment Bardhi: Ke djeg Shqipërinë! 

Niko Peleshi: O Gaz nuk e ke skenar këtë. Kjo nuk është opozitë. Kjo është rruga juaj? 

Gazment Bardhi: Po si i përgjigjesh krimit dhe bandës ti? 

Niko Peleshi: Kështu i përgjigjesh ti, me kolegun tënd deputet. 

Gazment Bardhi: S’kam gjë me kolegët deputetë, kam me ushtarët e krimit.