Pas dy orë e gjysmë tensionesh jashtë Kuvendit, seanca parlamentare e cila nisi në orën 10:00 është mbyllur.

Deputetët e PD-së kanë mbërritur që në orën 08:30 para Kuvendit, në tentativë për të hyrë brenda ambienteve ku do të zhvillohej seanca plenare, por nuk janë lejuar nga Garda e Republikës së Shqipërisë pasi janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Gjatë tensioneve ka patur dhe përplasje fizike me Gardën, ndërsa deputetët e opozitës sollën para Kuvendit 4 manekinë me fytyrat e Edi Rama, Olsi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj, të cilat i dogji Noka duke u hedhur benzinë.