Trajneri i Kombëtares, Sylvinho zhvilloi një deklaratë për shtyp para përballjeve me Çekinë dhe Gjeorgjinë.Ai u shpreh se Kombëtarja është e hapur për rikthime, ndërsa përmendi largimin e Zekës dhe Spahiut.
Sylvinho: Kemi bërë zgjedhje kur nuk kemi lojtarë si Daku dhe Manaj, kemi Seferin, Uzunin dhe Muçin, mua më pëlqen, duhet të përshtatemi, kemi Dakun dhe Manajn kemi dy ose tre lojtarë për t’i provuar, Hasani deri më tani mund të jetë përshtatur në pozicionin e tij, kombëtarja është e hapur për Zekën dhe Spahiun, zëvendësuesi i Hasanit ishte Muçolli, lojtarët do shikohen në stërvitje, kombëtarja është e hapur dhe mund të ketë mundësi për t’u rikthyer. Nuk është momenti i këtij lojtari.
A është momenti i duhur për të marrë besimin Muçi?
Sylvinho: Do më duhet të lë dikë jashtë nëse do të marr dy ose 3 lojtarë, ky lojtar… bëmë një ndryshim, ka nevojë për kohë për t’u përshatatur, durim, ai po bën mirë, mund të ketë mundësi me ekipin nga 24 secili do ketë mundësi për të luajtur, qoftë edhe stërvitje, lojtarët do të luajnë këytë javë, shpresoj që të ketë vazhdimësi.
Ai i konsideroi ndeshje të vështira përballjet me Çekinë dhe Gjerogjinë.
Sylvinho: Nuk është eksperiment, por një mundësi që jepet, Zeka dhe Spahiu nuk janë një eksperiment, Spahiu pati disa minuta të luante me Gjeorgjinë, të dy janë mëngjarashë, kombëtarja është e hapur për momente të tjera, kemi dy ndeshje të vështira janë në transfertë, Çekia është e fortë, është grup i vështirë. Kombëtarja do të përballet më 11 tetor me Çekinë në Pragë dhe më 14 tetor në Tbilisi me Gjeorgjinë.