Barcelona po planifikon një ofertë befasuese në drejtim të Manchester United për transferimin e sulmuesit Alejandro Garnacho.
Blaugranasit mund të mos jenë në pozitën më të mirë të mundshme në aspektin financiar, por ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive për ta përforcuar ekipin e tyre.Gjiganti katalaunas po monitoron nga afër situatën e Alejandro Garnachos tek Manchester United dhe sipas një raportimi nga SunSport, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë janë vendosur nën një alarm pas fillimit të dobët të sezonit.Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë sezonit 2023/2024 aty ku kontribuoi në 15 gola (10 gola, 5 asistime).
Përkundër paraqitjeve të tij të mira, 20-vjeçari e ka gjetur veten në bankën rezervë në sezonin e ri.Ai ka luajtur titullar në vetëm tri nga nëntë ndeshjet që ka luajtur dhe mungesa e minutave ka rezultuar në thashetheme se ka mosmarrëveshje me trajnerin Erik Ten Hag.
Barcelona beson se ata mund të kenë një mundësi në duart e tyre për të nënshkruar me sensacionin argjentinas. Manchester United e vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro dhe blaugranasit nuk do të hezitonin të paguanin një shumë të tillë për një 20-vjeçar i cili ka një potencial të madh.