Në këtë zonë pranë qytetit Trujillo në veri të Perusë, arkeologët kanë zbuluar eshtrat e dhjetëra fëmijëve, që mendohet se u sakrifikuan më shumë se 600 vjet më parë.

“Shumë nga skeletet kanë prerje në kraharor dhe disa në brinjë”, tha arkeologu Julio Asencio për agjencinë e lajmeve Reuters.

Në vendin ku u gjetën skeletet njerëzore janë gjetur edhe kockat e disa qindra kafshëve. Arkeologu Asencio thotë se gjetjet i përkasin grupit “Chimu” që dominoi pjesën veriore të perusë nga vitet 700 deri në fund të viteve 1400.

Historianët besojnë se grupi mund t’i ketë sakrifikuar fëmijët si një përpjekje për të qetësuar perënditë, në të cilat besonin pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në zonë. Një dekadë më pas, ata u pushtuan nga popullsia inkase.

Arkeologët kanë zbuluar në Peru disa qindra rrënoja të kulturave të ndryshme para-hispanike e deri në perandorinë Inka, e cila 500 vjet më parë shtrihej nga Ekuadori jugor i ditëve të sotme e deri në pjesën qendrore të Kilit.