Zëvendës-presidentja Kamala Harris u intervistua nga Howard Stern të martën në Sirius XM, si pjesë e fushatës së saj të vazhdueshme mediatike.

Gjatë intervistës, Stern e pyeti Harrisin a do të largohej ajo nga SHBA-të, nëse ish-presidenti Donald Trump fiton zgjedhjet, apo do vijonte të ndihej e sigurte.

Në përgjigje, Harris tha se ajo “po bën gjithçka që mundet për të siguruar që ai (ish-presidenti Donald Trump” të mos fitojë” zgjedhjet.

Ish-presidenti Donald Trump ka kërcënuar më parë se do të ndjekë penalisht armiqtë e tij të perceptuar politikë, duke përfshirë Harris, Presidentin Biden dhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Në një paraqitje me Laura Ingraham të hënën mbrëma me Fox News, kandidati republikan u pyet se si synon të rikthejë besimin në sistemin e drejtësisë”, duke shtuar: “Shumë njerëz do të thonë: ‘Epo, ai thjesht do t’u bëjë atyre atë që ata i bënë atij’”.

Duke iu drejtuar pyetjes së Sternit për t’u ndjerë i sigurt nëse Trump rimerr Shtëpinë e Bardhë, Harris vijoi “ne po ndërtojmë një koalicion njerëzish që janë republikanë, të pavarur, demokratë, liberalë, të gjithë grupet e amerikanëve që po mblidhen për të thënë këtë. Zgjedhjet kanë të bëjnë me vendosjen e vendit përpara partisë, por kjo ka të bëjë edhe me atë që a duam një president që do t’i përmbahet betimit për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara apo dikë që është i angazhuar me kohë të plotë në lajka nga Vladimir Putin i Rusisë”.