Me tensione të forta ka nisur ditën e sotme mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

 Albana Vokshi i hodhi mikrofonin Ndrecës duke iu drejtuar me fjalët: Të të vijë turp!

Albana Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë komisionit një nga dëshmitarët, Gentian Opre. Ndërkohë që Plarent Ndreca i thotë se nuk ka asnjë arsye që të dalë, sepse mbledhja ka nisur.

Pas këtyre debateve, Ndreca i tha Vokshit se “nuk punon me njerëz që sillen si rrugaçë”. Pas kësaj ajo është ngritur dhe i ka hedhur disa herë mikrofonin socialistit.

Ndërkohë ajo i ka kërkuar Gradës që ta nxjerrë me forcë jashtë mbledhjes Opren.