Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, tha se kërkesa e opozitës për Qeveri teknike është e drejtë.
Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën “Opinion’ në News24, tha se Qeveria teknike do të relaksojë shoqërinë, mediat, por njëherazi do të kujdeset për një proces zgjedhor që të garantohet vota e shqiptarëve.
Sipas tij, qeveritë teknike në prag të zgjedhjeve mund të jenë si ajo në Maqedoninë e Veriut apo Greqi.
Ai tha se në manifestimin e dy ditëve më parë kanë qenë edhe ata që nuk e kanë dashur Sali Berishën si kryetar të PD-së, por e ndjejnë se ish-Kryeministrit po i bëhen padrejtësi, po i preken të drejtat kushtetuese, që duhet të gëzojë çdo qytetar.
“Ajo në 2017 me Edi Ramën Kryeministër nuk është qeveri teknike, ishte një kurth kur lideri i opozitës me apo pa dëshirë ra në kurth, dhe zgjedhjet patën shumë manipulime.
Shqipëria ka nevojë për një qeveri besimi, pasi kjo qeveri që është sot është e përfshirë në skandale pas skandalesh, në afera pas aferash, mjafton të shikoni Sky EÇ dhe Encrochat për të kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë lidhjesh zbulohen.
Pas kësaj proteste, shoqëria është e ndërgjegjshme se çfarë po bën kjo opozitë, se çfarë duhet të bëjë në të ardhmen”, tha Gjekmarkaj.