Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Hungari në një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryeministri hungarez Viktor Orban në një takim të veçantë.

Në një deklaratë të përbashkët me homologun Orban, Rama tha se kan nënshkruar dy marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike.

Edi Rama në Hungari: Ne kërkojmë që të mësojmë gjithnjë e më shumë nga Hungaria dhe nga të gjithë ata që menaxhojnë sektorë të ndryshëm.

Nënshkruam dy marrëveshje mirëkuptimi, në bujqësi dhe në administratën publike, që është shumë e rëndësishme për të gjitha ato vende që janë në procesin e anëtarësimit. Ne ndihemi të inkurajuar që shoqëritë hungareze po investojnë, shifra e investimeve që vijnë nga Hungaria është e pazakontë, bëhet fjalë për 350 milionë euro, është shifër mbreslënëse për ekonominë tonë.

Për momentin, ne po shikojmë një rritje të madhe të turizmit në Shqipëri. 10 milion kishim vjet, 12 këtë vit.

Ne duam që edhe investimet në turizëm të pasojnë dhe të kemi flamurin hungarez në Shqipëri. Na pëlqen shumë flamuri hungarez, nuk e shohim sikur do të na pushtojë.

I shpreh mirënjohjen e thellë Orbanit për mbështetjen e palëkundur për Ballkanin Perëndimor. Dua ta falenderoj që ka thënë se Ballkani P është pa aq I rëndësishëm për BE-në, sa edhe BE për Ballkanin Perëndimor.

Është kënaqësi të jem këtu, më vjen keq që nuk jam me këpucët që kërkon protokolli, por kam veshur thjesht disa këpucë të zeza.