Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur se një qeveri teknike me kryeministër Edi Ramën është e paimagjinueshme. 

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se do të përdoren të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij që shqiptarët të votojnë të lirë. 

“Modeli që u aplikua në 2017 është modeli i dështimit të plotë. Qeveri teknike me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate. 

Jemi forcë demokratike dhe nuk marrim kurrë pushtet me dhunë, por kemi përpara një armik të egër të votës së lirë që është Rama dhe do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.