Kryeministri Edi Rama dhe krerë të shteteve dhe qeverive të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian marrin sot pjesë në Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit. 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në 10-vjetorin e nismës së Procesit të Berlinit, ka theksuar se është koha për të parë përpara. 

Përmes një publikimi në platformën X, von der Leyen shkruan “është mirë të jesh në Berlin me partnerët ballkanikë, për të parë arritjet e shkuara, por veçanërisht për të shtruar rrugën përpara”.