Një tërmet me magnitudë 5.9 Rihter ka goditur Turqinë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mediat vendase në Turqi bëjnë me dije se lëkundjet sizmike u ndjenë në pjesën lindore të vendit, me epiqendër në Malatya.

Sipas të dhënave nga qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, thellësia e tërmetit ishte 9 kilometra.

Menjëherë pas lëkundjeve sizmike reagoi me një deklaratë publike ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya.

Ministri tha se ekipet përkatëse kanë dalë në terren për të monitoruar situatën.

“AFAD dhe të gjitha ekipet e institucioneve tona përkatëse nisën skanimin në terren për tërmetin me magnitudë 5.9 që ndodhi në lagjen Kale të Malatyas. Po ndjekim nga afër zhvillimet në lidhje me tërmetin, i cili është ndjerë edhe në krahinat përreth…Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, u shpreh ministri turk.