Një sulm ajror izraelit tronditi mëngjesin e sotëm qytetin jugor të Libanit, Nabatieh.

Ndërkohë administrata e presidentit Biden në Uashington  i ka bërë thirrje Izraelit se ka vetëm 30 ditë  kohë për të përmirësuar kushtet humanitare në Gaza, përndryshe rrezikon shkurtim të fondeve ushtarake.

Sipas mediave ndërkombëtare nga sulmi i sotëm izraelit u vranë pesë persona.

Mes viktimave bën pjesë edhe kryetari i bashkisë, shkruan BBC.

Një dëshmitar okular e përshkroi situatën si “terror të furishëm”, duke thënë se të paktën nëntë sulme agresive ajrore kishin shënjestruar qytetin brenda 30 minutave këtë të mërkurë.

Dëshmitari okular, tha ndër të tjera  se një nga sulmet ajrore kishte goditur ndërtesën e komunës së Nabatieh, ku kryetari i bashkisë po merrte pjesë në një takim për menaxhimin e situatës humanitare në qytet.

Ushtria izraelite tha më herët se kishte në shënjestër “armët strategjike” të fshehura nga Hezbollahu nën tokë në zonën jugore të Dahieh.