Një situatë e pazakontë ndodhi në një nga mitingjet e Donald Trump, në Oaks të Pensilvanisë. Gjatë kohës që Trump po iu përgjigjej disa pyetjeve të publikut ai i ka ndërperë ato pasi dy prej personave në sallë u ndjenë keq.

U desh ndërhyrja e doktorëve të cilët dhanë ndihmën shëndetësore ndaj personave që u ndjenë keq. Në këtë moment Donald Trump disi i çoroditur nga ngjarja reagoi me disa kërkesa të habitshme që çuan mitingun në rrëmujë dhe pjesëmarrësit në konfuzion.

Trump kërkoi hapjen e dyerve të sallës çka bëri që pjesmarrësit në miting të mendonin se takimi i tij elektoral përfundoi.

Për të menaxhuar momentin më pas, Trump përveçse ndaloi pyetjet nga salla, kërkoi të vendosej muzikë e cila vijoi për më shumë se 40 minuta.