Të paktën 94 persona mbetën të plagosur pas tërmetit të fuqishëm të regjistruar këtë mëngjes në Malatya të Turqisë.

Guvernatori i Elazığ, Numan Hatipoğlu tha se 94 persona u plagosën dhe 2 ndërtesa u dëmtuan rëndë nga tërmeti.

Mes orës 10.46 dhe 13.44, kur ndodhi tërmeti me magnitudë 5.9 ballë, pati 77 pasgoditje në rajon, me magnitudë që varionin nga 0.7 në 3.