Kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar një takim me anëtarë të popullsisë hispanike në Florida si pjesë e fushatës së tij. 

Gjatë këtij takimi, ai përsëriti një nga deklaratat e tij të diskutueshme, duke pretenduar se emigrantët në Ohio hanë kafshët shtëpiake, raporton Yahoo News.

Një anëtar i komunitetit hispanik e pyeti Trumpin me skeptikizëm: “Me gjithë respektin e duhur, a besoni vërtet se këta njerëz hanë kafshë shtëpiake?”

Në përgjigjen e tij, 78-vjeçari tha: “Kështu raportuan mediat, unë thjesht po them atë që raportuan mediat. Këto janë të gjitha raportime.”

Trump ka bërë disa herë komente të ngjashme në lidhje me emigrantët haitianë, duke sugjeruar se ata po ushqehen me mace dhe qenë, një deklaratë që ka ngjallur kritika të shumta.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë planifikuar të mbahen më 5 nëntor, dhe këtë vit ato pritet të jenë mjaft të tensionuara, me shumë tema të nxehta në diskutim.

Ndërkohë, reaksiot ndaj deklaratave të Trumpit vazhdojnë të mbeten të ndara, duke reflektuar polarizimin në politikën amerikane