Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion antidrogë, gjatë së cilës ka sekuestruar mbi 10 kilogramë kokainë.
Sipas një njoftimi, thuhet se policia ndaloi për kontroll një makinë në aksin Fushë Kosovë-Prishtinë, pasi dyshohej se kishte lëndë narkotike që përdorej për trafikim.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë kokainë, me vlerë të tregut 450,000 euro. Ndërkaq, policia ka kryer kontroll edhe në banesën e drejtuesit të automjetit.