Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Prishtinë. Sipas mediave të Kosovës, vëllai ka goditur me thikë vëllanë.

Krimi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Tirana” në kryeqytet. Shkak i ngjarjes, sipas policisë, dyshohet një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve.

Viktima humbi jetën si pasojë e hemorragjisë nga goditja me thikë.

Edhe vëllai tjetër dyshohet se ka mbetur i lënduar pasi mendohet se është goditur gjithashtu nga vëllai i ndjerë gjatë sherrit mes tyre. Ai është në spital në gjendje të stabilizuar.

Policia e Kosovës po vijon hetimet për këtë ngjarje.