Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka njoftuar se një paketë ndihme prej 10.6 miliardë eurosh është miratuar për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve që goditën bregun lindor të vendit rreth Valencias javën e kaluar.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Madrid, SAnchez e krahasoi paketën me masat e marra gjatë pandemisë COVID-19.

“Kemi shumë punë për të bërë dhe ne e dimë këtë”, tha Sanchez.

Ai e quajti ndihmën financiare “një hap të parë të mirë, një hap të shkathët dhe ambicioz me masa konkrete dhe realiste që janë tashmë në fuqi dhe që do të ndihmojnë njerëzit dhe bizneset në ditët dhe javët në vijim.

Njoftimi i Sanchez vjen mes zemërimit të përhapur ndaj reagimit të dobët të qeverisë ndaj katastrofës, e cila u shfaq të dielën kur një turmë hodhi baltë mbi çiftin mbretëror të Spanjës, kryeministrin dhe liderët rajonalë teksa bënin vizitën e tyre të parë në komunën e Paiporta.

Stuhitë e vazhdueshme në Spanjën lindore kanë vrarë mbi 200 njerëz, kryesisht afër Valencias, por numri i të vdekurve pritet të rritet pasi më shumë parkingje nëntokësore janë pastruar. Autoritetet spanjolle janë ende duke luftuar për të hyrë në disa zona pasi sipërfaqe të mëdha toke janë të mbuluara me baltë dhe rrënoja.