Donald Trump kryeson me 248 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake.

Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas.

Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit.

Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Votuesit amerikanë do të vendosin nëse Nënpresidentja Kamala Harris do të bëhet presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara, ose do të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish-Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025. Numërimi i votave vijon ende.