Tregu Dax i aksioneve është rritur për 1.5 për qind, pasi Donald Trump është shpallur president i Shteteve të Bashkuara.

Robert Halver, udhëheqës i analizave të tregjeve në Bankën Baader, ka thënë se “meqë Donald Trump njihet për ekonomi, mund të konsiderohet se vlera e aksioneve në botë do të rritet. Me një përjashtim: Kina, sepse ai [Donald Trump] do të vendosë definitivisht tarifa ndaj Kinës. Kjo do t’ua vështirësojë jetën kinezëve”.

“Gjëja e mirë është se tregjet evropiane të aksioneve do të mund të përfitojnë. Sepse, ne ende jemi mirë të pozicionuar në sektorin industrial, dhe jemi duke i ndihmuar Amerikës që të bëhet e madhe sërish në sektorin industrial”, ka thënë ai./ REL