Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Klinë të Kosovë. Mësohet se një person është vrarë në një lokal.
Ndërkohë janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet duket viktima e cila ndodhet mbrenda lokalit i ulur në një karrige.
Policia bën me dije se në lokal janë raportuar të shtënat, një person është gjetur i vdekur.
Ndërkohë një tjetër është dërguar në spital. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar lajmin dhe ka dhënë më shumë detaje rreth incidentit.
Sipas tij, policia u njoftua rreth orës 17:15 për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, brenda një lokali të qytetit.
“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë policia, grupi hetimor dhe ekipet e emergjencës mjekësore. Gashi u shpreh se po punohet për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë.