Personi i dytë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë ka ndërruar jetë, duke e çuar bilancin në dy të vrarë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.
Gashi tha se personi i plagosur ishte dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës, gjë që u konstatua nga mjeku kujdestar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi” të Klinës, shkruajnë mediat e Kosovës.
Pas aktit, autori është vetëdorëzuar në polici, ndërsa motivet e ngjarjes ende nuk dihen.
Gashi theksoi se momentalisht organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit tragjik.