Ka ndërruar jetë 14-vjeçari, i cili u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij mesditën e sotme jashtë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua sot rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, ku rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Policia njofton se si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.