Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar i identifikuar si Klajdi Prendi është vrarë me armë zjarri me silenciator.

Krimi raportohet se ka ndodhur në zonën e Porcelanit.

Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.