Prindërit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, kanë reaguar për mediat të tronditur nga ngjarja, ku një ditë më parë një nxënës 14-vjeçar u vra nga bashkëmoshatari me thikë.
Teksa shprehen të shqetësuar dhe të trishtuar, ata thonë se po rritet një brez shumë i keq.
“Jemi të trishtuar sa s’ka më. Vajza është e tronditur, ka ardhur duke qarë në shtëpi. Jashtëzakonisht të shqetësuar jemi”, tha një prind.
“Po rritet një brez shumë i keq. Të ketë më shumë reputacion nxënësi se mësuesi është t’ia dhesësh racën. Të bëjë më shumë pordhë nxënësi se mësuesi… Thonë bullizim bulizim…”, u shpreh një tjetër prind.
“Si ndihemi sot, nuk na bëjnë këmbët. Në vend se të vijnë me fletore në shkollë, vijnë me lule. S’deshën me ardh në shkollë sot kalamajtë”, tha babai i një fëmije.
Një ish-mësues i shkollës gjithashtu bëri apel që mësuesit dhe drejtoresha të jenë të kujdesshëm.
“Mësuesit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm. Drejtoresha mos të rrijë vetëm në zyrë”, tha ish-mësuesi.