Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 3 drejtues mjetesh në Durrës, të cilët u kapën të dehur në timon.

U arrestuan shtetasit:

1.E. B., 35 vjeç, banues në Shijak dhe N. Gj., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

2.G. H., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

3.D. Z., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një autobus. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.