Tre shqiptarë janë burgosur për përfshirjen e tyre në një fabrikë të ‘sofistikuar’ kanabisi e cila mund tu kishte siguruar rreth 2.8 milionë paund fitime. Siç raportohet Ronaldo Pasha, 24 vjeç u burgos me tre vjet e nëntë muaj. Ndërsa Elvis Shira, 33 vjeç dhe Bledar Zeqo, 40 vjeç, të cilët nuk kishin asnjë dënim të mëparshëm, u dënuan me 45 muaj burg.

Gjithashtu Prokurori Jordan Millican ka thënë se shumica e dhomave përmbanin 150-200 bimë, por një dhomë përmbante pak më shumë se 1000 bimë dhe një tjetër më shumë se 1800 bimë. Po ashtu u vlerësua se bimët mund të kishin prodhuar më shumë se 280 kilogramë kanabis dhe ngarkesa do të kishte një vlerë në rrugë midis 2.4 dhe 2.8 milionë paund.