Një 27-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Mallakastër, për trafik droge
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale E.M., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar më datë 30 tetor masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sakaq pritet ekstradimi drejt Kosovës.
“DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.
Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.