Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme përpara një lokali në Bettola të Italisë. Sipas medieve të huaja, viktima është identifikuar si shtetasi Nikolin Nika, i cili është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.

42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin. Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja.

Policia italiane po punon për kapjen e autorëve.