Një aksident është regjistruar pasditen e të hënës në superstradën Lezhë-Milot, ku për pasojë një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku i mituri me iniciale A.K. është përplasur nga një makinë.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Lezhës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariat shoferin, ndërsa po heton në lidhje me ngjarjen.