Yjet shqiptare të futbollit e kanë sot një ditë të veçantë. Ata i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë urime për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Granit Xhaka, Edon Zhegrova, Vedat Muriqi e yje të tjerë e kujtuan ditën më të madhe të shqiptarëve përmes urimeve speciale.

“Sot e festojmë lirinë dhe identitetin tonë. Gëzuar 28 Nëntorin, shqiptarë të dashur!”, shkruan ylli shqiptar i Kombëtares së Zvicrës,Xhaka, i cili nuk e harron asnjëherë prejardhjen e tij.

Ai e përcolli këtë urim me një fotografi duke e bërë shqiponjën në atë ndeshjen e famshme dhe me siguri më specialen në karrierën e tij kundër Serbisë. “Urime 28 Nëntori”, shkroi ylli i Lille, Zhegrova, teksa këtë përshkrim e përcolli me një fotografi me një fans të tij. “Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit”, shkroi sulmuesi i Mallorcës Muriqi në shqip dhe në turqisht.