Për raundin e pestë në Champions League, Crvena Zvezda surprizoi dhe mposhti 5-1 Stuttgartin në Beograd. Klima nuk ka qenë e mirë mes tifozëve, me serbët që kanë sulmuar gjermanët.

Tifozët e Stuttgart kishin mbërritur më herët në Beograd ishin duke qëndruar në kafenetë e kryeqytetit serb, ku më pas u sulmuan nga anëtarët e grupit të tifozëve ‘Delije’ të Crvena zvezdas.Sipas informacioneve, një nga tifozët e Stuttgartit është plagosur rëndë pas konfliktit. Klubi gjerman i kishte paralajmëruar fansat e tyre për ‘Delije’, duke i quajtur banditë dhe anëtarë të organizatave kriminale. Përleshje mes tifozëve ka pasur edhe në Bologna, ku vendasit humbën 1-2 nga francezët e Lille. Sipas medieve në Itali, 80 tifozë italianë sulmuan 30 prej miqve nga Franca. Raportohet se tre tifozë të Lille përfunduan në Poliklinikën ‘Sant’Orsola’ me plagë të lehta.