Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit M-75.

Rastin e konfirmoi zëvendrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.

“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75.

E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.

Ai tha se Policia po punon në drejtim të zbardhjen e rastit.

“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani.