Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen kriminale në Vlorë, ku mëngjesin e sotëm iu vendos eksploziv një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë.
Lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë, pasi kishte qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia, eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.
Pasi ka ndezur fitilin, autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.