Lokali ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e sotëm në Vlorë ishte në pronësi të familjarëve të biznesmenit vlonjat Bledar Birçaj, i vrarë në një atentat të mirëorganizuar në 10 maj 2021 në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 6:30 të mëngjesit, teksa ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia po heton dhe për konfliktet e mëparshme të viktimës.

Birçaj u qëllua me breshëri plumbash teksa udhëtonte me makinë nga persona ende të paidentifikuar. Viktima thuhet se jetonte më të shumtën e kohës së tij, në Spanjë. Dyshohet se ekzekutimi i tij kishte lidhje me trafikun e drogës.