Policia e Fierit ka arrestuar një 42-vjeçare, e cila shërbente si kamariere dhe shiste drogë në një lokal.
Burime policore bëjnë të ditur se është shpallur në kërkim pronari i lokalit, ndërsa është proceduar një 30-vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit.
Atij iu gjetën 13. 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike kanabis, që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.