Një kioskë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është grabitur para pak minutash.

Pronarja e kioskës ka deklaruar se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash. Sipas saj, autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.

Pritet që Policia të sjellë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.