Një valë dronësh që fluturojnë prej disa netësh mbi disa qytete amerikane ka shqetësuar banorët vendas. Qytetarë nga Nju Jorku, Nju Xhersi, Pensilvania, Merilendi, Konektikati e Masaçusesti kanë postuar në rrjete sociale video të ndryshme ku shfaqen dronët e dyshimtë, të cilët duket sikur kryejnë mbikëqyrjen e zonave të ndryshme.

Autoritetet lokale të këtyre vendeve thanë se nuk kanë informacione për këto fluturime, të cilat deri më tani duket se nuk përbëjnë asnjë kërcënim për qytetarët. Megjithatë, në Nju Jork u urdhërua vendosja e sistemit zbulues të dronëve, për të monitoruar lëvizjet e tyre.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në një postim në rrjetin personal social Truth bëri thirrje që autorët të zbulojnë qëllimet për publikun ose në të kundërt, dronët do të goditen.

Situata risjell në kujtesë disa balona që në fillim të vitit të kaluar u pikasën në qiejt amerikane dhe pasi u qëlluan nga ushtria, u konfirmua se ishin nga Kina për të monitoruar ndryshimet e klimës.