Në mesjetë, bari i bletës përdorej për të lyer plagët, dhimbjet e dhëmbit, shtrembërimet e qafës dhe të vjellat gjatë shtatzanisë. Me kalimin e viteve, bari i bletës është përdorur edhe kundër inflamacionit bronkit, temperaturës dhe dhimbjeve të kokës. Bari i bletës ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut,  çrregullimeve të humorit, dridhjeve, të vjellave dhe dhimbjeve të dhëmbëve.

Kjo barishte përdoret edhe sot kundër acarimeve nervore, problemeve me pagjumësinë, tretjen dhe spazmat urinare.

Bari i bletës konsumohet si çaj, por gjethet e tij mund t’i shtohen edhe sallatave dhe të konsumohet i freskët. Në Greqinë e lashtë, bari i bletës kultivohej në nder të perëndeshës Diana. Kjo bimë vlerësohej për aftësitë e saj të larmishme në mbrojtjen e shëndetit.

Si ta përdorni barin e bletës kundër ankthit dhe nervozizmit?

Bari i bletës është përdorur që në Mesjetë për të ulur stresin, zbutur ankthin dhe përmirësuar cilësinë e gjumit. Forma më e mirë e konsumit të bimës është çaji. Bari i bletës përdoret gjërësisht kundër ankthit, stresit dhe pagjumësisë në Evropë. Pak kohë më parë, një studim arriti në konkluzionin që bari i bletës rrit përqendrimin dhe qartësinë mendore.

Një studim i Universitetit Northumbria në Britaninë e Madhe tregoi që nxënësit që konsumojnë barin e bletës arrinin rezultate më të mira në provime dhe në detyrat e shtëpisë për deri 6 orë pas konsumimit të barishtes. Kjo e fundit i bënte ata më të qetë dhe largonte stresin gjatë provimit.

Megjithatë, barin e bletës mund ta blini si gjethe të thatë, bustina, kapsula, ekstrakte dhe vajra. Bari i bletës mund të rritet lehtë edhe në kushtet e shtëpisë.

Studimet tregojnë se bari i bletës përmban substanca të çmuara që funksionojnë si antioksidantë dhe kanë aftësi qetësuese. Këto aftësi i atribuohen një substance të njohur si terpenes.

Ju mund të merrni gjethe të freskëta të barit të bletës dhe pasi t’i shpëlani t’i fusni në një çajnik me ujë të valuar dhe t’i lini aty për disa orë. Më pas lëngun pijeni si çaj dhe do ju shërbejë kundër acarimit të nervave.

Nëse keni gjethe të thata përdorni 2 lugë gjelle në një çajnik të mbushur me dy filxhanë çaji ujë të valuar. Mbajeni kapakun mbyllur për 10 minuta dhe më pas mund të pini çajin.

Çajin mund ta pini një apo dy herë në ditë. Nëse dëshironi mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë. Bari i bletës mund të kombinohet edhe me kamomilin apo nenexhikun.

Këto lëngje mund të qetësojnë stomakun dhe të largojnë problemet me tretjen, të përzierat dhe fryrjet.

Nga ana tjetër, vajin esencial të barit të bletës mund ta përdorni për masazh dhe do të kuptoni që humori është përmirësuar ndërsa trupi është më i qetë.