Pas muajsh bllokimi në bisedime, ka shenja të pozitive se Izraeli dhe Hamasi mund të jenë më pranë një armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
Një zyrtar i lartë palestinez i përfshirë në negociatat indirekte tha për BBC se bisedimet ishin në një fazë vendimtare. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar gjithashtu se një marrëveshje është më afër se kurrë.
Në javët e fundit, SHBA, Katari dhe Egjipti kanë rifilluar përpjekjet e tyre ndërmjetësuese duke raportuar gatishmëri të madhe nga të dyja palët e luftës 14-mujore për të arritur në një marrëveshje. Një delegacion izraelit ndodhet aktualisht në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Zyrtari palestinez përshkroi një plan trefazor që do të bënte që civilët dhe gratë ushtarë të mbajtur peng në Gaza të lirohen në 45 ditët e para, me forcat izraelite që të tërhiqen nga qendrat e qyteteve, rruga bregdetare dhe brezi strategjik i tokës përgjatë kufirit me Egjiptin.