Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Kosta duke folur para mediave pak para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe europiane, është investimi më i madh gjeopolotik që ne mund të bëjmë në drejtim të sigurisë, paqes dhe prosperitetit.

Sipas tij ky është një moment mjaft i rëndësishëm për t’i dhënë një shtysë zgjerimit dhe integrimit gradual.

Ne po i paraprijmë benefitet për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe sigurisht që Plani i Rritjes mund të transfermojë radikalisht vendet e Ballkanit në drejtim të zhvillimit, në këtë dekadë. Për këtë mezi po pres këtë takim, në një moment kyç dhe shumë të mirë për t’i dhënë një shtysë zgjerimit dhe integrimit gradual”, – tha Kosta.