Një person hyri me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen numër 3 të Korçës mbrëmjen e së shtunës. Siç njoftoi policia, ai ka shtyrë me forcë derën e jashtme.

Në momentin që ka hyrë brenda, ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë. Ndërkohë siç thonë uniformat blu, autori është larguar menjëherë me shpejtësi sapo ka parë efektivët dhe nuk ka marrë asnjë gjë.

Deri më tani autori nuk është vënë në pranga teksa po punohet për identifikimin e tij. Ndërkohë është siguruar një foto nga momenti, kur ai ka hyrë brenda.

Siç duket në pamje ai nuk është i maskuar dhe në kokë mban vetëm një kapele. Ndërkohë në dorën e majtë mban një telefon, në një pozicion për të filmuar veten.