Një krim i rëndë në familje është shënuar në qytetin e Sarandës mëngjesin e së martës, ku gruaja ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj.

Vrasja ka ndodhur në familjen Tahiraj. Viktima është Llazar Tahiraj 55 vjeç.

Ai u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshortja e tij E.Tahiraj 49 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur teksa viktima ka qenë duke fjetur gjumë në banesën e tyre në fshatin Metoq të Sarandës.

Autorja e dyshuar është shoqëruar nga policia për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në familje.

Informacioni paraprak i Policisë Sarandë:

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. Tahiraj 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.