Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se ka qenë bashkëshortja e tij 28-vjeçare, ajo që ka kallëzuar rastin, teksa është pajisur me urdhër mbrojtje. 

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e 37-vjeçarit me iniciale A. N. Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 28 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N”, thuhet në njoftimin e policisë.