Një aksident i rëndë ka ndodhur gjate natës në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ka humbur jetën një 65-vjeçar.

65-vjeçari i identifikuar si shtetasi Afmet Kërçiku nga Klosi, është përplasur nga një automjet dhe edhe pse është transportuar me ambulancë në spitalin e Traumës nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas burimeve nga Trauma, i plagosuri ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit kësaj të shtune, si pasojë e plagëve të marra.